Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën.
Ajo tha se ukrainasit kanë demostruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës.
“Përballë një lufte të paprovokuar, ukrainasit kanë demonstruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës. Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ndërsa ju mbroni kombin tuaj dhe përpiqeni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Slava Ukraina!”, – ka shkruar Osmani.



Të tjera
Së shpejti në kryeqytet realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës
Delegacioni i BIK-ut pritet në takim nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani
Përfitimet që i sjell gjidhënia te nëna dhe bebja