OVL e UÇK-së ka reaguar përmes duke e dënuar ashpër gjuhën që Sami Lushtaku thotë se është përdorur kundër tij nga zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon ashpër gjuhën fyese të përdorur ndaj ish-ushtarëve dhe komandantëve të luftës çlirimtare”, thuhet në komunikatë.
OVL e UÇK’së thotë se ta cilësosh një gjeneral të UÇK’së si “njeri i Serbisë” është e papranueshëm dhe politikisht helmuese.
“Të quash një gjeneral të UÇK-së “njeri i Serbisë”, ata që u rreshtuan për lirinë e Kosovës, është e ulët, e papranueshme dhe politikisht helmuese. Asnjë interes partiak, asnjë mëri personale dhe asnjë rivalitet mes politikanëve nuk i jep askujt të drejtën të njollosë luftën çlirimtare apo të çnderojë burrat që derdhën gjakun për këtë shtet”, potencon OVL.
“Ajo që po shohim tani, një fushatë përshkallëzuese fyerjesh, etiketimesh dhe urrejtjeje e drejtuar ndaj veteranëve të UÇK-së dhe komandantëve të tyre, nuk është debat demokratik. Është degradim moral. Dëmtohet jeta publike, thellohen ndasitë dhe sulmohet vetë themeli mbi të cilin u farkëtuan liria dhe sovraniteti i Kosovës.
Kërkojmë që çdo subjekt politik dhe mbështetësit e tyre të distancohen qartë dhe menjëherë nga një gjuhë e tillë. Mospajtimet politike nuk mund të kthehen në sulm ndaj luftës çlirimtare. Kushdo që e shkel këtë kufi, do të përballet me përgjigjen tonë të vendosur, publike dhe të pakompromis”, përfundon njoftimi.



Të tjera
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik jep dorëheqjen – akuzon rëndë Starmer
Pse duhet të konsumoni arra çdo ditë
Prokuroria dhe Policia vizitojnë Hysni Mehanin në spital pas su*lmit br*utal nga Sami Lushtaku