Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku u diskutua mbi aktivitetin një-vjeçar të organizatës.
Me këtë rast, u fol edhe për protestën e 17 shkurtit, që po të bëhet për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, raporton IndeksOnline.
Nga OVL UÇK-ja pohojnë se u mor vendimi për të komunikuar me të gjitha degët e organizatës, në mënyrë që protesta e 17 shkurtit të ketë mobilizim sa më të madh të pjesëmarrësve.
Protesta e 17 shkurtit do të organizohet nga platforma “Liria ka Emër”.
Marshi do të mbahet më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale, në përputhje të plotë me kërkesën e paraqitur nga organizatorët dhe me legjislacionin në fuqi.
Sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga Komuna, leja është dhënë për përdorimin e hapësirës publike në orarin e kërkuar, duke garantuar kështu mbarëvajtjen e aktivitetit qytetar në mënyrë paqësore dhe të rregullt.



Të tjera
Si të veproni pas rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut?
FIFA rrit çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës në gati 33,000 dollarë
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës