Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një rënie të votës, por megjithatë pritet të rritet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas Pacollit, rënia e votës mund të ketë pasur arsye të ndryshme, përfshirë qytetarët që nuk kanë dalë të votojnë.
Ajo ka theksuar se nuk ka të dhëna që qytetarët nuk kanë votuar për shkak të zhgënjimit me VV-në.
“LVV-ja në zgjedhjet e ardhshme do të rritet prapë. A ka ndoshta një rënie të votës? Po ka. Mundet të ketë arsye të ndryshme, përfshirë qytetarë që kanë qenë të sigurt që fitojmë dhe në ditën e zgjedhjeve nuk kanë dalë të votojnë. Unë nuk di të ketë pasur qytetarë që nuk kanë votuar sepse janë zhgënjyer nga VV-ja,” ka thënë Pacolli.



Të tjera
26 metra dhe 70 tonë, Argjentina inauguron statujën më të madhe në botë për Lionel Messin
Ndotja pranë Liqenit të Badovcit ngre alarmin, kërkohen masa urgjente
”Ai është fituesi i Topit të Artë”, Mbappe ia ‘mbyllë’ gojën kritikuesve të Dembeles