Egzon Pacolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës a komentuar intervistimin në Prokurori Speciale të kryetarit të Mitrovicës së Jugut dhe ish ministrit të Bujqësisë, Faton Peci lidhur me rastin e subvencioneve.
Pacolli ka ironizuar duke thënë se Pecit i është bërë Prokuroria Speciale sikur të dalësh për kafe, aq shpesh që po i bie të ketë punë me organin e akuzës.
“Fatonit, Prokuroria Speciale iu ka bo si me shku me pi kafe, aq shpesh po i bjen me shku aty edhe shpresoj që prokuroria t’i marrë hapat e duhur dhe të mos ndikohet nga pushteti aktual”, ka thënë Pacolli per T7.



Të tjera
Abelard Tahiri: Me veprime ligjore ndaluam kapjen e pronës publike në Prishtinë
Kush do të jetë kryetar i LDK-së, Abdixhiku apo Hoti?
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme