Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet maksimalisht për ndeshjet e Ligës A të Kombeve.
Tre ditë para ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Serbisë, futbollisti Granit Xhaka gëzon tifozët me autografe në stërvitjen në Letzigrund të Zurich-ut.
“Pavarësisht temperaturave të ftohta, kapiteni i kombëtares rezulton të jetë nënshkruesi më i zellshëm i autograve.
Mbi 500 fëmijë presin në të ftohtë për një orë derisa lojtarët të kapin një stilolaps dhe të përdorin fytyrat e tyre për selfie të panumërta”,shkruan mes të tjera medkiumi zviceran “20min”.
“Zoti Xhaka, zoti Xhaka”, bërtet një adoleshent dhe mes një përzierje magjepsjeje dhe dëshpërimi.
“Më duhej të prisja kaq gjatë për të të parë”.
Përulësia dhe durimi i tij shpërblehen me një autograf në këpucët e tij të futbollit dhe një foto.
Një tjetër adoleshent nga Zurich-t, e pyet: “Grasshoppers apo FC Zurich?” Xhaka qeshë dhe, si ish-lojtar i FC Baselit, përgjigjet shpejt: “Basel!”.



Të tjera
Si ta përgatisni vetë një krem ushqyes për lëkurën e duarve?
Pas tensioneve me administratën Trump, Netanyahu kërkon që Izraeli të çlirohet nga varësia e huaj
Roberto Martinez e mbron sërish Ronaldon: Është më i miri për të krijuar hapësirën që i nevojitet Portugalisë