Paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës, Azemi: E papërballueshme për qytetarët

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës, Azemi: E papërballueshme për qytetarët

Kërkesa e KESCO-s për shtrenjtimin e rrymës prej 21.3% ka ngjallur reagime të shumta te qytetarët.

Visar Azemi nga LDK, kritikoi ashpër qeverinë në detyrë, konkretisht shefin e saj Albin Kurti.

“Është papërgjegjësi totale me dal edhe me ju thënë qytetarëve se do të kemi shtrenjtim të sërishëm të energjisë elektrike, madje kur fatura e energjisë elektrike për shumicën e qytetarëve, sidomos ata që kanë votuar për Qeverinë Kurti, të jetë e papërballueshme dhe është barrë e rëndë që ne të marrim përgjegjësi dhe të marrim vendime të cilat iu shkojnë në dëm të qytetarëve”.

“Pra, nuk duhet të kemi rritje të çmimeve të energjisë elektrike dhe duhet të marrim parasysh dështimet që i ka bërë kjo qeveri, në mos adresimin e këtyre çështjeve”, deklaroi Azemi në Klan Kosova.

Ai prezantoi në Edicionin Special edhe zgjidhjen për ta shmangur shtrenjtimin e rrymës.