Paralajmëron Peci: Fermerët që ndezin zjarre qëllimisht, do të përjashtohen për 3 vjet nga subvencionet dhe grantet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci paralajmëroi fermerët se kushdo që shkakton zjarrvënie të qëllimshme do të përjashtohet nga përfitimi i skemës së granteve dhe subvencioneve.

Peci theksoi se janë në koordinim me ministritë përkatëse në aspektin e monitorimit dhe identifikimit të këtyre parcelave dhe zjarrvënieve të qëllimshme.

Peci shtoi se zjarrëvenia është e kundërligjshme është e dënueshme varfëron tokën dhe shkakton dëme të pakthyeshme në aspektin mjedisor por dhe material.

“Djegia e hamulloreve është e dëmshme sepse shkakton efekte negative, ndikon në ndotjen e mjedisit por edhe në aspektin e florës dhe faunës. Në shumë raste po rrezikohen edhe pronat afër zjarreve. Personat e papërgjegjshme që po ndezin hamulloret duke menduar gabimisht që kjo po lehtëson punën në bujqësi është pikërisht e kundërta sepse kjo dukuri shkakton mikroorganizma dhe materiale ushqyese të dobishme në aspektin e prodhimit bujqësor”, tha Peci.

Ministri shtoi se helikopterët e KFOR-it kanë filluar aktivitetin për të ndihmuar shuarjen e zjarrit në Prevallë.