Ministri i Bujqësisë, Faton Peci paralajmëroi fermerët se kushdo që shkakton zjarrvënie të qëllimshme do të përjashtohet nga përfitimi i skemës së granteve dhe subvencioneve.
Peci theksoi se janë në koordinim me ministritë përkatëse në aspektin e monitorimit dhe identifikimit të këtyre parcelave dhe zjarrvënieve të qëllimshme.
“Djegia e hamulloreve është e dëmshme sepse shkakton efekte negative, ndikon në ndotjen e mjedisit por edhe në aspektin e florës dhe faunës. Në shumë raste po rrezikohen edhe pronat afër zjarreve. Personat e papërgjegjshme që po ndezin hamulloret duke menduar gabimisht që kjo po lehtëson punën në bujqësi është pikërisht e kundërta sepse kjo dukuri shkakton mikroorganizma dhe materiale ushqyese të dobishme në aspektin e prodhimit bujqësor”, tha Peci.
Ministri shtoi se helikopterët e KFOR-it kanë filluar aktivitetin për të ndihmuar shuarjen e zjarrit në Prevallë.



Të tjera
Hithra, karrotë dhe mollë, mëngjes plot energji
Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë
Vitamina që duhet konsumuar gjatë dimrit për të humbur peshë