Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës, gjatë kontrolleve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, transmeton KosovaPost.
Gjatë inspektimit brenda perimetrit të institucionit, SHKK njofton se është gjetur një qese e dyshimtë, brenda së cilës ishin të fshehur në mënyrë të kamufluar një Samsung, një mini-telefon dhe një kabëll mbushës.
Për rastin janë njoftuar organet kompetente, ndërsa pajisjet e gjetura janë sekuestruar.
“Në të njëjtën kohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në forcimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën