Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Parandalohet kalim ilegal i kufirit në Bërnjak

Mbrëmjen e së premtes në Bërnjak, është ndaluar një shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin. Policia bën me dije se i dyshuari po drejtonte një automjet me targa të Serbisë ku kishte ngarkuar pajisje elektronike.

 

“Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili me automjetin me targa të Serbisë qe kishte të ngarkuara pajisje elektronike, të cilat kishte tentuar që ilegalisht t’i dërgonte nga Kosova për në Serbi, po ashtu ka tentuar edhe të kalojë ilegalisht kufirin Republika e Kosovës – Serbi. Malli është konfiskuar. Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.