Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri, tha se kushdo që rri në sallë pa një marrëveshje paraprake politike është i shitur.
Megjithatë, ai tha se i ka “dy raste” që do të rrinte në sallë dhe do të jepte votën e tij.
“Që mund të na ndërrojnë bindjen ose këtë qëndrim në rast se do të jetë naj figurë, e cila m’i lidh duart e ma mshelë gojën e që ka familja heroike që i kanë dhënë popullit shumë më shumë sesa unë një votë atyne ose naj personalitet që vjen prej botës shqiptare në Amerikë që ka kontribuar shumë në luftën për liri, shtetndërtim”.
Haradinaj tha se nënkuptohet se “për kënd po flas”.
Ndërkaq, për presidenten aktuale Vjosa Osmani, që ka shprehur ambiciet për të qëndruar në këtë post edhe një mandat, ai tha as nuk është e nominuar zyrtarisht.
“Vjosa Osmani për momentin është presidente në detyrë. Unë s’e di a ka filluar hala kontaktet. Neve nuk ka thënë dikush që është nominuar zyrtarisht. Nëse e kemi parë qëndrimin e zotit Kurti pardje tha presidenti ose presidentja – ndër rreshta la të kuptohej që nuk ka emër të përveçëm”.
The post Debati për zgjedhjen e Presidentit, dy rastet kur Daut Haradinaj thotë se do të “detyrohej” ta jepte votën pa marrëveshje appeared first on GazetaBlic.



Të tjera
Drita dhe Shkëndija e synojnë suksesin sonte në Ligën e Konferencës
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit për shkak të Ramazanit
Orari i ndeshjeve të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll