Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë terriotri i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash ndërsa prej orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe në momentin e rrebesheve të shiut era relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 19 në 33 gradë Celsius.
Të tjera
“Në pako të çamçakëzëve qese najloni me kokainë”, Policia konfiskon lëndë narkotike e armë në një shtëpi në Ferizaj
Gjithmonë një ndeshje speciale për mua
Gjykata Kushtetuese ka dy rrugë për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend