Partia e Drejtësisë ka bërë me dije se në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të PD-së në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv
“Pas zhvillimeve të fundit politike dhe marrëveshjes së arritur për bashkëpunim në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, vlerësojmë se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit politik, përgjegjësisë shtetërore dhe rikthimit të besimit qytetar në institucionet e Republikës së Kosovës”.
“Ky nuk është vetëm një bashkim elektoral, por një angazhim për krijimin e një fryme të re bashkëpunimi politik, dialogu institucional dhe mobilizimi të potencialeve më të mira profesionale e kombëtare në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit”.
“Në këtë frymë, konsiderojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gatishmëri për reflektim, hapje dhe bashkim të energjive shtetformuese të vendit, duke konfirmuar kapacitetin e saj për ndryshim dhe për marrjen e përgjegjësive të mëdha shtetërore në periudhën që kemi përpara”, thuhet në njoftim.
Partia e Drejtësisë thotë më tej se ka vendosur që në këto zgjedhje të mbështesë këto procese pozitive dhe të japë kontributin e saj maksimal në funksion të suksesit të përbashkët politik dhe shtetëror.
“Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, maturi politike, stabilitet institucional dhe vizion të qartë zhvillimor. Qytetarët presin zgjidhje konkrete, përgjegjësi dhe përkushtim serioz ndaj interesit publik.
Në këtë rrugëtim, do të angazhohemi me përkushtim të plotë për t’i shërbyer Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”.



Të tjera
Rëndësia e “vitaminës së diellit” dhe pasojat nga mungesa e saj
Modriq po lufton me kohën për duelin ndaj Genoas
Xhaka në ekipin ideal të javës në Premierligë