Pas 14 vitesh pritje, Rashford e arriti Messin në “El Clasico” – Ekonomia Online

Pas 14 vitesh pritje, Rashford e arriti Messin në “El Clasico”

Që nga viti 2012, kur Lionel Messi realizoi nga gjuajtja e lirë kundër Real Madrid në “El Clasico”, asnjë lojtar tjetër nuk kishte arritur ta përsëriste këtë sukses ndaj “Los Blancos” në përballjen më të madhe të futbollit spanjoll.

Kjo seri mori fund në vitin 2026, kur Marcus Rashford tundoi rrjetën e madrilenëve me një supergol nga gjuajtja e lirë në fitoren 2-0 të  Barcelonas ndaj rivalit të përjetshëm, transmeton Klankosova.tv.

Goli i Rashfordit u komentua gjerësisht në mediat spanjolle dhe angleze, pasi ishte hera e parë pas plot 14 vitesh që Real Madridi pësonte një gol direkt nga goditja e dënimit në një “El Clasico”.

Interesant është fakti se edhe goli i Messit në vitin 2012 konsiderohej një prej goditjeve më ikonike të argjentinasit ndaj rivalit madrilen, ndërsa tani Rashford hyri në histori duke i dhënë fund një statistike të rrallë.