Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia është e përqendruar plotësisht në garat e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa çështjet e tjera do të trajtohen më pas, transmeton KosovaPost.
“Çështjet tjera periferike, ato të pas humbjeve e protagonizmave kohë-humbëse, do të trajtohen menjëherë pas 9 nëntorit; dhe atë qartë e drejtë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka theksuar se çdo energji, çdo fokus, çdo aktivitet i LDK-së në këto ditë do të drejtohet vetëm për LDK-në. “Do të drejtohet drejt garave tona; aty ku prijmë, aty ku garojmë, aty ku qytetarët tanë e
Sipas tij, LDK garon në “plot 9 komuna, me 2 të fituara tashmë”, ndërsa ka bërë thirrje për përqendrim maksimal në këto gara.
“Tani le të fitojmë. Në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Gjilan, Viti, Obiliq, Junik, Dragash, Suharekë”, ka shtuar Abdixhiku.
Mes tjerash ai ka falënderuar “të 180 mijë votuesit, përfshirë dhe ata në mërgatë, që po e vulosin LDK-në si parti të parë në këto zgjedhje lokale”.
Të tjera
Mos e rreziko armëpushimin në G@zë
A ndikon dielli në psikikën tonë?
E akuzuan se e kafshoi serbin dhe fitoi padrejtësisht, Meriton Karaxha: Gënjeshtër, e rraha keq dhe do ta nokautoja