Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për gjetjen e trupit të pajetë të mërgimtarit, Rrahim Latifi në liqenin e Ujmanit, duke i shprehur ngushëllime familjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla po ashtu ka shprehur mirënjohje të thellë edhe për të gjithë ata që u angazhuan me përkushtim në kërkimin e trupit të pajetë të Rrahim Latifit.
“Mirënjohje e thellë për të gjithë ata që u angazhuan me përkushtim në kërkimin e trupit të pajetë të qytetarit tonë Rrahim Latifi.
Në këtë dhimbje të madhe qëndrojmë pranë familjes Latifi që humbi më të dashurin e tyre. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar Sveçla.



Të tjera
Fikeni televizorin dhe bëni këto 6 gjëra produktive
Nëse keni këtë simptomë rrezikoheni nga sulmi në zemër
Agjërimi i kohëpaskohshëm ndihmon pacientët me probleme në zemër