Posta dën_on ashpër sul_min e mbrëmshëm në Zveçan

Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë

Posta e Kosovës në mëngjesin e sotëm tashmë edhe ligjërisht e ka kaluar në pronësi të veten  objektin që shfrytëzohej nga Posta e Serbisë në Graçanicë. 

Ndërkohë aksioni ka vazhduar edhe në Komunën e Shtërpces e cila banohet me shumicë serbe.
KosovaNews ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes  ku shihen punëtorët e Postës së Kosovës duke i hequr reklamat  në objektin ku operonte ilegalisht Posta e Serbisë në Shtërpcë ku më pastaj janë vendosur reklamat e Postës së Kosovës.

Në këtë objekt deri në fillim të këtij viti ka funksionuar ilegalisht Posta e Serbisë.

Sipas informacioneve të marra nga Posta e Kosovës këto objekte kanë  qenë pronë e ndërmarrjes së komunikacionit Posta, Telegrafia dhe Telefonia (PTT), dhe që në muajt e fundit janë përfunduar procedurat kadastrale për kalimin e saj si pronë e Postës së Kosovës.

Autoritetet shtetërore në Kosovë i konsiderojnë institucionet e Serbisë për komunat në Kosovë si paralele dhe ilegale, dhe në fillim të vitit 2024 ka nisur mbylljen e tyre.

Për shkak të “aktivitetit të paligjshëm” ose “falsifikimit të dokumenteve” – siç e përshkruan Prokuroria e Kosovës punën e institucioneve serbe – janë mbyllur organet komunale të përkohshme, qendrat për punë sociale, Posta e Serbisë, Banka Kursimore Postare, Fondi i Sigurimit Pensional, Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe institucione të tjera në të gjithë territorin e Kosovës.