Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit NR. 01/3438-2025 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), më 26.11.2025.
Në ankesë PDK-ja pretendon se vendimi i KQZ-së cenon Ligjin nr. 08/L-228 për zgjedhjet e përgjithshme, duke zgjeruar në mënyrë të paautorizuar konceptin e qendrave të votimit jashtë vendit, përfshirë hapësira private dhe klube pa status diplomatik.
Kjo parti thekson gjithashtu se kjo qasje bie ndesh me standardet ndërkombëtare të përcaktuara nga Konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe konsullore.
PDK-ja paralajmëron se zgjedhja e hapësirave të paautorizuara rrezikon sigurinë juridike dhe integritetin e procesit zgjedhor, duke pamundësuar mbikëqyrjen objektive nga KQZ-ja.
Partia Demokratike kërkon që PZAP të anulojë vendimin e KQZ-së dhe të garantojë që votimi jashtë vendit të zhvillohet vetëm në hapësira zyrtare dhe të autorizuara diplomatike.



Të tjera
Maroku eliminon Holandën pas penalltive
“Ky është ekipi që mund ta fitojë Kupën e Botës”, Casemiro për Brazilin
Si të mbroheni nga gripi gjatë shtatzënisë?