Pas Mefit, edhe Avni Zogiani: BE-ja u nënshtrohet strukturave kriminale serbe, ashtu ka bërë për 20 vite

Avni Zogiani, zëvendësministër në Qeverinë Kurti, ka thënë se BE-ja po pranon t’u nënshtroht strukturave kriminale të Serbisë – sipas tij – siç “kanëë bërë për 20 vite”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se po përkrahen edhe nga “disa forca politike në Kosovë”.

“Dmth këta pranojnë t’u nënshtrohen strukturave kriminale e shantazhuese te Serbisë. Ashtu siç bënë për 20 vite, ndërkohë që veriu u shndërrua në një vend ku droga kultivohej haptazi! Dhe për ktë gjejnë përkrahjen edhe nga disa forca politike të Kosovës.” – ka thënë ai.