Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në Rubikon të Klan Kosovës, ka bërë të ditur se në pranverën e 2026-ës, ky subjekt politik do të shkojë në zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet e saj.
Mirëpo, Hamza nuk e bëri të ditur nëse do të jetë ai sërish kandidat për kryetar të kësaj partie.
“Prej nivelit të nëndegëve në të gjithë Kosovën, degë, pastaj do të jetë edhe Konventa ku do të zgjidhet kryetari i ardhshëm i PDK-së”, tha ai.
I pari i PDK-së po ashtu shprehu se zgjedhjet për të parin e kësaj partie duhet të mbahen me patjetër.



Të tjera
Tri përdorime të shkëlqyeshme të trangujve
Xhem për pastrim të shpeshtë të zorrëve: Mjekët e rekomandojnë në vend të barnave
12 shenjat e kancerit të gjirit