PDK zyrtarizon kandidaturat për zgjedhje lokale: Në Drenas s’është më Lladrovci

PDK-ja kërkon rezolutë për Gjykatën Speciale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se në seancën e radhës, pas konstituimit të Kuvendit, do të kërkojnë që të votohet rezoluta për procesin në Hagë.

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),  para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka thënë se në seancën e radhës pas konstituimit të Kuvendit do të kërkojnë që të votohet rezoluta për procesin në Hagë.

“Ka momente kur politika hesht,sepse historia flet”, ka thënë Vlora Çitaku nga PDK, teksa ka njoftuar se do të kërkojnë që nesër pas themelimit të institucioneve të reja të vendit, miratimin e Rezolutës e përgatitur nga ekspertë të pavarur për procesin në Hagë.

Kjo Rezolutë kërkon rishikimin e gjithë procesit gjyqësor në Hagë, dhe sipas PDK-së, përmbledhë të gjitha shkeljet që janë bërë gjatë gjithë këtij procesi”, tha ajo.

Çitaku,po ashtu ka thënë se kur është nevoja në politiken kosovare ka unitet dhe presin qe ky unitet të shihet edhe nesër, duke deklaruar se presin që nesër votimin e kësaj rezolute nga deputetët e kësaj legjislature, që pas pak pritet të betohet në Kuvendin e Kosovës./rtk