Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Komuna e Mitrovicës së Jugut të shkojë në rivotim, pasi siç thanë integriteti i procesit zgjedhor në këtë komunë është cenuar rëndë.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, tha se rivotimin në Komunë të Mitrovicës do ta kërkojnë edhe në ankesën që do ta paraqesin të martën në PZAP.
Kjo sipas tij paraqet fenomenin e “trenit bullgar”.
“PDK vlerëson se integriteti i procesit zgjedhor në Mitrovicë është i cenuar rëndë, pasi janë shkelur Ligji për Zgjedhjet dhe standardet e njohura nga Komisioni i Vencias. Në këto kushte paraqes kërkesat e PDK-së: Ne kërkojmë që Mitrovica të shkojë menjëherë në rivotim pasi janë disa qendra të mëdha që janë vërejtur parregullsi. Kërkesa jonë në rivotim në Mitrovicë do të shkojë edhe në PZAP”, tha ai.



Të tjera
5 ushqimet e duhura për pastrimin rrënjësor të gjakut
Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes i jep arsyet
Zyrtarët serbë kritikojnë hetimet për krimet e luftës në Kosovë