Partia Demokratike e Kosovës në seancën e parë të punës në Kuvendin e Kosovës, pra nesër, do të kërkojë që të miratohet Rezoluta për Procesin në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku e cila fillimisht falënderoi të gjitha subjektet politike të cilat dje në solidarizim me luftëtarët që po gjykohen në Hagë, shtynë seancën për në orën 17:00.
“Ka momente kur politika hesht, dhe historia flet. Ky ka qenë një nga ato momentet. Në seancën e parë të punës bashkë me marrëveshjet ndërkombëtare do të kërkojmë që të miratohet Rezoluta e përgatitur nga ekspertë të pavarur për procesin në Hagë”, tha Çitaku.
Përmes kësaj rezolute kërkohet që Dhomat e Specializuara të Hagës, ta kthejnë procesin në binar të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.



Të tjera
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si Kryetare të Kuvendit
Ganimete Musliu, Sala Jashari dhe Nait Hasani votuan kundër për pakon e nënkryetarëve
Ujë me limon dhe sodë buke, ç’thonë dietologët për pijen e famshme