Portugalia dhe Franca kanë barazuar me rezultat 0-0 pas 45 minutave të para, në një përballje që kishte shumë pak raste.
Dy skuadrat ishin aq të kujdesshme, duke mos prodhuar goditje të rrezikshme në portë.
Edouardo Camavinga provoi një herë nga distanca për Francën, ndërsa Bruno Fernandes kishte një goditje dënimi, por që gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.
Posedimin e topit e kishte Portugalia, duke e mbajtur në pronësi prej 60 përqind.
Në anën tjetër Franca dukej më e drejtpërdrejt në sulme, duke tentuar ta mbyllte shpejt aksionin me pak pasime.




Të tjera
Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja
Këshilla si të kujdeseni për trupin gjatë verës
Gazetari nga Zvicra, Nefail Maliqi, i reagon ashpër Baton Haxhiut: “Mos e përlyej Ramushin!”