Portugalia dhe Franca kanë barazuar me rezultat 0-0 pas 45 minutave të para, në një përballje që kishte shumë pak raste.
Dy skuadrat ishin aq të kujdesshme, duke mos prodhuar goditje të rrezikshme në portë.
Edouardo Camavinga provoi një herë nga distanca për Francën, ndërsa Bruno Fernandes kishte një goditje dënimi, por që gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.
Posedimin e topit e kishte Portugalia, duke e mbajtur në pronësi prej 60 përqind.
Në anën tjetër Franca dukej më e drejtpërdrejt në sulme, duke tentuar ta mbyllte shpejt aksionin me pak pasime.




Të tjera
Hakimi: Na quajnë Brazili i Afrikës
Moti i keq në New Jersey mund ta shtyjë sfidën Brazil – Marok
Mbappe: Ua kam uruar krejt francezëve të PSG-së titullin e Ligës së Kampionëve