Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i cili ka nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Sipas pamjeve të publikuara, shihet se zyrtarët e Policisë kanë konfiskuar shumë dokumente e kompjuterë nga zyrat e Ministrisë.
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar aksionin e sotëm në Ministrinë e Mjedisit, ku thuhet se janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”.
Të tjera
“Pragu për partitë e tjera, 5 %, për VV – 50 %” – Albin Kurti i bindur se do ta fitojë edhe mandatin e tretë për Kryeministër
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti publikon pamjet që tregojnë reagimin institucional brenda 48 orëve të para
Mediat ruse me detaje, thonë se Assad ndodhet në Moskë