Në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicë ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Sipas rezultateve preliminare, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, do të garojnë në balotazh më 9 nëntor.
Tahiri ka marrë 15,393 vota (47.91%), ndërsa Peci 15,503 vota (47.78%), një diferencë prej vetëm 40 votash.
Rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat nga jashtë Kosovës dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Në procesin e numërimit janë regjistruar parregullsi. Numërues dhe vëzhgues të QKN-së në Mitrovicë kanë dërguar fotografi të fletëvotimeve me numra serikë të shqyer, të cilat, sipas tyre, kanë ardhur nga qendra e votimit.
Sekretari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Valon Brahimi, ka thënë për KosovaPress se kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me këto fletëvotime, duke shtuar se kjo nuk është ankesa e vetme e adresuar. Ndërsa, Prokuroria Themelore në Mitrovicë po mbledh informata mbi pretendimet për keqpërdorim të votave në Shipol.



Të tjera
Hykmete Bajrami ‘shkund’ Lumir Abdixhikun – Ja mesazhi i prerë që po paralajmëron ‘tërmet’ në parti!
Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë
Zhvillimet e fundit në LDK, Anton Quni ka një porosi për Lumirin, Gazin e Imriun