Pasoja të mëdha në ekonominë e vendit e integrimet evropiane mund të shkaktojë përjashtimi i Kosovës nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit. Njohës të ekonomisë dhe politikës kanë kërkuar mobilizim të Qeverisë, në mënyrë që kërcënimet e shtetit gjerman mos të jetësohen. Mirëpo, ndalesa për mallrat e prodhuara në Serbi vazhdon të jetë në fuqi.
Ndalesa për mallrat e prodhuara në Serbi vazhdon edhe më tej të jetë në fuqi.
As pas kërcënimeve për përjashtimin e Kosovës nga marrëveshja për tregti të lirë CEFTA dhe Procesi i Berlinit, nuk kanë mobilizuar ekzekutivin kosovar në ndryshimin e këtij vendimi.
Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë ditë më parë RTK-së se janë duke punuar drejt zhbllokimit të CEFTA-s, megjithëse nga e njëjta nuk kanë treguar nëse janë duke konsideruar heqjen e ndalesës së importit nga Serbia.
Njohës të politikës thonë se në rast të mospjesëmarrjes së Kosovës në Procesi i Berlinit, pasojat do të jenë të mëdha në rrugën drejt integrimeve evropiane.
“Kokëfortësia aktuale e lidershipit kosovar do të sjellë vetëm gjera negative. Do ta fuqizojë izolimin dhe do t’i rritë masat ndëshkuese sepse nuk mund të ketë një ndryshim në qasjen ndërkombëtare pa pasur një vullnet dhe gatishmëri për kompromise nga ana e palës kosovare”, tha Artan Muhaxhiri, njohës i politikës.
Ekspertë të ekonomisë kërkojnë nga Qeveria të ndërmarrë veprime sa më shpejt, në mënyrë që vendi të mos përballet me masa, që shkojnë në dëm të ekonomisë.
“Pra do të ishte një humbje e madhe në arenën diplomatike me pasoja për zhvillimin e ekonomisë për shkak se Kosova ka marrëveshje bilaterale ekonomike vetëm me Shqipërinë. Kjo marrëveshje do të duhet të realizohej me qëllim që mallrat tona të eksportoheshin pa doganë”, tha njohësi i ekonomisë, Ismet Mulaj.
Gjermania tashmë ka nisur përgatitjet për samitin e Procesit të Berlinit i cili do të mbahet më 14 tetor.
Javën e kaluar, CEFTA ka njoftuar se ministrat e Ekonomisë u mblodhën në Berlin për të shënuar dhjetëvjetorin e Procesit të Berlinit dhe për të vendosur agjendën e ardhshme. Konferenca, që mblodhi së bashku ministra, liderë të biznesit dhe ekspertë ndërkombëtarë, u përqendrua nën vlerësimin e progresit drejt krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal. Mundësitë ekonomike të rajonit, teksa afrohet me integrimin në BE, ishin në qendër të diskutimeve, së bashku me dhjetë marrëveshje të rëndësishme të lehtësimit të tregtisë së CEFTA-s që janë në pritje të miratimit.
Marrëveshjet në kuadër të CEFTA-s miratohen nga Komiteti i Përbashkët në formën e Vendimeve, Protokolleve Shtesë ose Rekomandimeve. Aktualisht, dhjetë marrëveshje të tilla janë në pritje të miratimit në fusha të ndryshme: tregtia elektronike, shërbimet e shpërndarjes së pakove, parandalimi i bllokimit të pajustifikuar gjeografik, kualifikimet profesionale, pronësia intelektuale, menaxhimi i rrezikut, shërbimet e agjencive të udhëtimit, sigurimi i motorëve, njohja e operatorëve ekonomikë të autorizuar dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare.
Përjashtimi nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit me pasoja ekonomike dhe politike për Kosovën.
Të tjera
Maqedonci: Dorëzohem vetëm i vdekur!
Ministri Maqedonci: 45 serbë shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës
Musliu-VV-së: Ju shkoj jeta duke u mshef qyqeve, her ner qebe e her ner kapuqa