Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku dyshohet se është përfshirë një shtetas i Kosovës me inicialet B.L. Burime të Tevë 1 bëjnë të ditur se shtetasi kosovar ka shkëmbyer zjarr me pjesëtarë të policisë së Maqedonisë, ndërkohë që rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta.
Nga një video e siguruar nga vendi i ngjarjes, dëgjohen qartë të shtëna armësh, që dyshohet se janë shkrepur nga vetë i dyshuari B.L. Deri tani nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar apo të arrestuar në këtë përplasje, ndërsa autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për motivet e mundshme që çuan në shkëmbimin e zjarrit.
Ngjarja ka ngjallur shqetësim, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të ofrojnë më shumë detaje në orët në vijim.



Të tjera
Si të veproni pas rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut?
FIFA rrit çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës në gati 33,000 dollarë
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës