Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u përmbys në Aksaray të Turqisë.
Në vendngjarje janë nisur një sërë ambulancash, policia dhe zjarrfikësit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga aksidenti kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 25 janë plagosur
Guvernatori i Aksarayt, Mehmet Ali Kumbuzoglu tha se autobusi turistik po udhëtonte drejt Kapadokia nga Balukesir.
“Fatkeqësisht në këtë aksident trafiku kanë humbur jetën gjashtë qytetarë tanë. Sipas informacioneve të para kemi 25 të lënduar”, shtoi Kumbuzoglu.
Ndryshe, autoritetet turke tashmë kanë nisur hetimet rreth aksidentit të rëndë rrugor.



Të tjera
Çfarë do të thotë kjo? Radoiçiq shihet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
Ceremoni në Ballkan – Kurti i pranishëm në pranimin e komandës nga Koloneli Rorvik
Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur