Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot i ka dorëzuar Çelësin e Prishtinës, Ekrem Bardhës, duke e cilësuar këtë si privilegj, dhe duke thënë që, Ekrem Bardha ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare ndër vite, pêrcjell KosovaPost.
Rama ka deklaruar po ashtu që ky akt nuk ishte thjesht ceremonial, por që, i njëjti ishte edhe një shenjë e drejtësisë historike dhe një falënderim i sinqertë për një jetë të përkushtuar ndaj lirisë, dinjitetit dhe identitetit kombëtar.
‘‘Ky nderim për z. Bardha është një kujtesë për të gjithë ne – veçanërisht për brezin e ri – se liria që gëzojmë sot është rezultat i përpjekjeve të gjeneratave të tëra që nuk u dorëzuan kurrë’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi:



Të tjera
Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje
5 mënyra që të flini mirë sipas shkencëtarëve
Dita kur u shkrua historia, dhjetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA