Kryetari i Komunës së Prishtinës, nëjherit edhe kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Përparim Rama, ka ushtuar të drejtën e votës.
Ai pas votimit fillimisht uroj për fitoren e Shqipërisë që mposhti mbrëmë Serbinë, pikërisht në Serbi, duke lidhur kështu me një fitore të kryeqytetit.
“Urime për fitoren e Shqipërisë dje, një fitore historike, monumentale. Uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit tonë, të fitojë bashkëpunimi i ndërsjellë nga të gjithë, një unifikim, një zgjidhje e përbashkët për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Po ashtu, në të njëjtën kohë uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtarë, që i çojnë proceset përpara me një vizion të mirëfilltë për të ardhmen tonë”, tha Rama.



Të tjera
Çfarë do të thotë kjo? Radoiçiq shihet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
Ceremoni në Ballkan – Kurti i pranishëm në pranimin e komandës nga Koloneli Rorvik
Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur