Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas “Bregut të Diellit”, ka vizituar lagjen “Santea”.
Nga atje, bashkë me ekipin e tij, Rama ka publikuar një video në rrjete sociale.
I pari i kryeqytetit ka thënë se për Santenë, po i shtyjnë proceset përpara, përfshirë ndriçimin, rregullimin e problemit me mbeturinat, çerdhet e shkollat.
“Përshëndetje Prishtina, gjendemi në Sante, kemi bërë do punë të mëdhaja, po iu pëlqejnë qytetarëve. Jemi me Vlorën dhe ekipin e mrekullueshëm, po i shtyjmë proceset përpara, po e rregullojmë problemin me mbeturina, po e bëjmë vendin më të pastër, ndriçimi, çerdhe, shkolla, renovime restaurime, ju dua”, ka thënë Rama.



Të tjera
Supë gështenje në ditët e vjeshtës
Dieta pa karbohidrate dhe yndyra nuk ua zgjatë jetën
Dobitë nga domatet, 5 arsye pse duhet të hani çdo ditë