Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetit të partisë së tij, Fatos Geci, i cili “uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi”.
Kurti tha se janë të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale e cila është një gjykatë jonormale, jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, bartëse e së cilës ishte UÇK-ja dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpriti fjalën, ia tërhoqi vërejtjen deputetit Geci edhe për shkak të gjuhës edhe komentit që bëri”, tha Kurti.



Të tjera
Kurti: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, partitë opozitare të reflektojnë
Tahiri i ashpër ndaj Kurtit: “Proceset shtetërore nuk bëhen me WhatsApp, refuzoi edhe komunikimin zyrtar”
Kujdes nga çamçakëzi, shkakton probleme tek nofulla