Është përuruar ura e re e dedikuar për këmbësorë, mbi lumin Ibër, e cila lidh Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut. Përurimi është bërë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi e kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
Ai ka thënë se Mitrovica është qytet i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës, derisa ka thënë se vazhdojnë thirrjet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Kjo është ura e dytë që është hapur mbi lumin ibër. E para ishte hapur më 26 gusht e cila mundëson edhe qarkullimin për automjete.
Ministri në detyrë, Durmishi tha se hapja e saj ishte bërë në afat rekord, derisa për urën e re tha se është një vepër arti që, sipas tij, do ta madhështojë hapësirën mbi lumin Ibër.



Të tjera
Çfarë nuk shkon me ju nëse ju del gjumi natën?
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialogun me Serbinë
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft me spekulime!