Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA ka vazhduar mbështetjen për sektorin e bujqësisë dhe bletarisë në Kosovë, përmes projekteve që synojnë modernizimin e prodhimit bujqësor dhe fuqizimin e grave prodhuese.
Në kuadër të projektit “Promovimi i Mekanizimit Bujqësor dhe Mbështetja e Bujqësisë Moderne në Komunën e Hanit të Elezit”, TIKA organizoi ceremoninë e shpërndarjes së makinerive bujqësore për fermerët e kësaj komune.
Në ceremoninë e mbajtur në Hani i Elezit morën pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunc Angili, kryetari i komunës, Mehmet Ballazhi, koordinatorja e TIKA-s në Prishtinë, Fulya Aslan, si dhe fermerë përfitues.
Ambasadori Angili falënderoi TIKA-n për mbështetjen ndaj fermerëve, duke theksuar se organizata po realizon projekte në rajone të ndryshme të Kosovës.
“Kjo gjithashtu e thellon më tej vëllazërinë tonë si Turqi me Kosovën dhe i çon marrëdhëniet tona më përpara”, deklaroi ai.
Ndërsa kryetari Ballazhi u shpreh se bashkëpunimi me TIKA-n është i rëndësishëm jo vetëm për bujqësinë dhe blegtorinë, por edhe për fusha të tjera si arsimi.
“Kënaqësi e madhe është kur krijon ura bashkëpunimi. Jam falënderues për këtë mbështetje dhe po shpresoj shumë që ne ta vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin”, tha Ballazhi.
Koordinatorja Fulya Aslan bëri të ditur se në kuadër të projektit janë shpërndarë motokultivatorë për 20 fermerë, duke shtuar se TIKA deri më tani ka mbështetur rreth tre mijë fermerë në Kosovë në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë.
Në të njëjtën kohë, TIKA ka vazhduar edhe mbështetjen për gratë bletare në Kosovë përmes “Programit për Zhvillimin e Bletarisë së Qëndrueshme”, i realizuar në bashkëpunim me Lidhjen e Bletarëve të Kosovës.
Në kuadër të këtij programi u realizua shpërndarja e pajisjeve për prodhimin e qumështit të bletës për gratë bletare nga rajone të ndryshme të Kosovës.



Të tjera
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë
Rukola edhe më e mirë se spinaqi
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshme, paralajmëron Shefi i OBSH-së