Eksperti i sigurisë Avni Islami ka akuzuar shefin së ashtuquajtur Zyrë për Kosovën Petar Petkoviq për keqpërdorim të fëmijëve me qëllime të propagandës politike të Serbisë në veri.
Një incident ka ndodhur sot në një gjimnaz në veri të Mitrovicës, ku nxënës të nacionalitetit serb kanë provokuar duke ngritur tre gishta.
Në reagimin e tij, Avni Islami thotë se përpjekjet e Petar Petkoviq për t’i keqpërdorur maturantët në veri të vendit dështuan sot.
“Si dikush që e ndjek nga afër sigurinë dhe paqen në vend, më vjen keq që një moment i zakonshëm, i tejkaluar pa pasoja, po përdoret për të ndërtuar një narrativë të frikshme. Prandaj, një thirrje për Petar Petkoviq: Mos i përdorni prapë fëmijët dhe incidentet e vogla për propagandë politike”, ka shkruar ai.
Të tjera
Lista Serbe është e Radojçiqit, jo e serbëve
Rekrutët e Njësive Speciale Operative demonstrojnë aftësitë profesionale
Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë