Petrit Ajeti do të vazhdojë të jetë drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar, përcjell KosovaPost.
Për këtë emërim, ka njoftuar ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Ajetit në krye të AKI-së.
“Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë. Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar.”, ka shkruar Haxhiu.
Ndryshe, Petrit Ajeti e ka udhëhequr AKI-në në mandatin e tij të parë pesëvjeçar dhe ishte emëruar me të marrë qeverisjen Lëvizja Vetëvendosje, në vitin 2021.



Të tjera
Kosova vazhdon me fitore, mposht Bullgarinë dhe kryeson grupin
Ademi kërkon përshpejtimin e punimeve në stadiumin `Adem Jashari`
Të premten seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës