Sot ka rënë sistemi i Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e saj, dhe kjo ka bërë që të pezullohet përkohësisht hyrja në këtë shtet.
“Ju njoftojmë se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e saj”, thuhet në postimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
“Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, autoritetet maqedonase kanë pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së”.
“Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfishtë!”
“Ka kolona të gjata në territorin e RMV-së. Do t’u mbajmë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë situatë”.



Të tjera
Ushtrimet që mund të bëhen në zyrë
12 gjërat për të cilat nuk duhet t’i kursejmë paratë
Pjekuria e plotë arrihet në moshën 30-vjeçare