Eman Rrahmani, deputet nga Partia Demoraktike e Kosovës, e ka vlerësuar si pozitive pjesëmarrjen e presidentes në protestën e fundit të organizuar në vend, duke theksuar se mbështetja institucionale në mbrojtje të çlirimtarëve është e domosdoshme, raporton GazetaBlic.
Në anën tjetër, Rrahmani kritikoi mungesën e kryeministrit Albin Kurti në atë që ai e cilësoi si protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë në Kosovë.
Ai tha se mosprania e Kurtit nuk ishte mesazh i mirë, as për institucionin e kryeministrit dhe as për pozitën e tij si kryetar i një subjekti politik.
“Sido që të jetë, mendoj se është mesazh pozitiv, pjesëmarrja e saj në protestë, fatkeqësisht aty nuk ishte edhe kryeministri Kurti që besoj që do të duhej të ishte, e sidomos që ne e njohim zërin e tij, që protestat kanë qenë zëri i tij, e një mungesë e tij në protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë në Kosovë, nuk është mesazh i mirë, as për instutcionin e kryeministrit aq më pak për një kryetar të një subjekti politik, për shkak se protesta e tij do ti jepte edhe më shumë mbështetje dhe unifikim të popullit në përgjethësi”, tha tutje.
Sipas tij, prania e presidentes në protestë ishte vendim dhe veprim i duhur, pavarësisht qëndrimeve të mëhershme, pasi, siç u shpreh ai mbështetja e institucionit të presidencës ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e zërit për drejtësi dhe në unifikimin e qytetarëve.
“Ai ka zgjedh që të mos jetë pjesë e protestës më të madhe të organizume ndonjëherë në vendin tonë, kurse sa i përket edhe njëherë pjesëmarrjes së presidentes unë e vlerësoj pozitivisht, sido që të jetë qëndrimeve të kalume ky i djeshmi mendoj që është vendim dhe veprim i duhur, mbështetja e institucionit të preidencës në mbrojtje të çlirimtarëve është e domosodshme dhe besoj që është edhe pozitive dhe ndikon drejtëpërsëdrejti në ngritjen e nivelit dhe zërit më shumë në kërkimin e drejtësisë”, vlerësoi ai.
Sa i përket çështjes së presidentit, ai rikujtoi qëndrimin publik të PDK-së se pa një marrëveshje politike nuk do të ketë votë për asnjë kandidat.
Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje politike me ndonjë subjekt tjetër për një emër të përbashkët që do të mund të merrte mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës.
“PDK ka qëndrime publike që pa marrëveshje politike nuk ka votë për asnjë kandidat për president, deri tash nuk ka një marrëveshje politike me asnjë prej subjekteve që propozohet dikush si emër i përbashkët që do të kishte mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës”, përfundoi ai për GazetaBlic.



Të tjera
Thyen disa lokale, Policia arreston tre persona në Mitrovicë për vjedhje të rëndë
Nga paraburgimi në arrest shtëpiak – Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun
Gazetarët palestinezë rrëfejnë torturat dhe abuzimin sistematik në paraburgimet izraelite