Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Mitrovicë, ka njoftuar për vdekjen tragjike të anëtarit të Degës, Dashnor Kërleshi.
Dega e VV-së në Mitrovicë kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe për të gjithë ata që e kanë njohur.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ikjen e hershme tragjike nga jeta të Dashnor Kërleshit.Ai ishte anëtari ynë dhe aktivist i përkushtuar i Qendrës sonë, i edukuar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kerleshi, të afërmit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin”, thuhet në njoftim.
Dashnor Kërleshi ka humbur jetën ditën e mërkurë pas një aksidenti të rëndë në fshatin Kutllovc.



Të tjera
Rritet buxheti për Komitetin Paralimpik të Kosovës për vitin 2026
Këto janë simptomat që paralajmërojnë për atak kardiak te femrat
Arteta e paralajmëron Simeonen: Në fushë si bisha