Përfaqësuesit e platformës ‘Liria ka Emër’, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën sot në takim nga Kryetarja e re e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Në takim u diskutua për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet nesër në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, dhe shokët e tyre që po gjykohen në Hagë, si dhe për rëndësinë e një mobilizimi dinjitoz në këtë moment vendimtar të procesit.
Hoxha theksoi se marshimi është shprehje e ndërgjegjes qytetare dhe e unitetit përtej dallimeve politike.
“Ky marsh është zë i qytetarëve për drejtësi dhe dinjitet. Është moment kur shoqëria jonë tregon se di të bashkohet për çështje që e tejkalojnë politikën,” u shpreh Hoxha.
Nga ana e saj, Haxhiu vlerësoi angazhimin e platformës dhe rëndësinë e mobilizimit qytetar në këtë moment.
“Ju përgëzoj për angazhimin dhe mobilizimin qytetar. Do të jetë një marsh madhështor, sepse kur bëhet fjalë për vlerat e luftës çlirimtare, UÇK-ja na bashkon të gjithëve”, tha Haxhiu.



Të tjera
Rama takohet me Presidenten Vjosa Osmani
Komuna e Prishtinës njofton për aktivitetet në 18-vjetorin e Pavarësisë
Gjendja e mirë shpirtërore, me këshillat e gjyshes