Dy punëtorë ndërtimi kanë pësuar lëndime trupore teksa kanë qenë duke punuar në një banesë në Ferizaj. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Rr. Gzim Sahiti, Ferizaj 29.06.2024 – 11:00. Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, bënë të ditur tutje policia.



Të tjera
Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark