Dy punëtorë ndërtimi kanë pësuar lëndime trupore teksa kanë qenë duke punuar në një banesë në Ferizaj. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Rr. Gzim Sahiti, Ferizaj 29.06.2024 – 11:00. Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, bënë të ditur tutje policia.
Të tjera
Anëtarët e kabinetit të presidentit dhe kryeministrit të Serbisë përleshën fizikisht në autostradë (Video)
Të ngrihemi kundër qeverisë para se të na hedhë në humnerë
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Parlamenti Evropian “e qorton” Serbinë