Engjujt nuk jetojnë në tokë” është organizimi i cili mbahet sot, ku 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës do të kujtohen nëpërmjet një takimi letrar, takim ky me poetët që do të lexojnë poezi me dedikim fëmijët që tashmë janë shndërruar në dritën e Kosovës.
Në këtë ngjarje kulturore do të marrin pjesë poetët: Ibrahim Kadriu, Sali Bashota e Lulzim Tafa, dhe me poezi për fëmijët engjëj do të prezantohen edhe nxënësit e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, transmeton klankosova.tv.
Ndërkohë, në kuadër të organizimit “Engjujt nuk jetojnë në tokë” do të mbillet edhe një fidan për 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.
Kjo ngjarje do të mbahet sot, me 2 qershor, në ora 16:00 në KultPlus Caffe Gallery, transmeton Klankosova.tv



Të tjera
Njerëzit e zgjuar duan të qëndrojnë vetëm
Pranoi mesazh mashtrues për kartelën bankare, gruas në veri i vidhen 500 euro
Ademi në përvjetorin e UEFA-s tregon punën e deritanishme të Kosovës në futboll