Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli lidhur me dorëheqjene policëve serbë, tha se kjo është çështje e përfunduar.
“Ligji për rekrutimin e Policisë së Kosovës është shumë i qartë nuk mund të ketë rikthim tyre për shkak se ata me dëshirë tyre janë largu, është kry procedura e tyre.
Rekrutim qysh e thotë ligji ne kemi hapur konkurse të reja dhe do të hapim prapë, nuk janë lajmëruar mjaftueshëm dhe ka policë serb që janë rekrutu, por ata që e kanë lëshu detyrën dhe ju kanë përgjigj Vuçiqit le ta harrojnë nuk ka rikthim për ta”, tha ai.
Dugolli foli edhe pëe zgjedhjet e ardhshme.
Kur u pyet se cili do të jetë premtimi për qytetarët e Kosovës aktualisht.
Dugolli pranoi se në zgjedhjet e viti 2021 ka pasur valë për t’i ndëshkuar të tjerët.
“Unë mendoj që tash nuk me pasë votë për ndëshkim të dikujt për ka me pasë votë për shpresë e për progres, edhe mendoj që veç çka kemi kaluar përqindjen se nuk do të biejmë nër”, tha ai duke shtuar se shpresë I dhanë Kosovës edhe me veriun edhe me zhvillimet tjera.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim