Policia boliviane ka arrestuar liderin e grupit që tentuan të kryejnë grusht shtet, vetëm pak orë pasi në pallatin presidencial në kryeqytetin La Paz u fut ushtria.
Mjetet e blinduara dhe trupa të shumta u pozicionuan në sheshin Murillo, ku gjenden ndërtesat kyçe të qeverisë, por që më vonë të gjitha këto trupa janë tërhequr.
Ai tani është nën arrest, kurse presidenti Luis Arce ka dënuar ashpër tentim grusht shtetin – duke bërë thirrje publike për organizim dhe mobilizim në të mirën e demokracisë”.
“Nuk duhet të lejojmë edhe një herë tentim grusht shtetin dhe të merren jetë të qytetarë të Bolivisë”, tha ai në një adresim televiziv nga pallati presidencial.
Arce gjithashtu njoftoi se do të emërojë komandantin e ri të ushtrisë, duke konfirmuar se gjenerali Zuniga është shkarkuar pasi haptazi kritikoi ish-liderin bolivian Evo Morales.
Edhe vetë Morales ka dënuar grusht shtetin, dhe bëri thirrje për hetime që të sillet para drejtësisë gjenerali Zuniga.
Të tjera
Në arrati prej 2 muajsh, motrat Berisha strehohen në Dubai, si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur
“Ju thash’ vllazni, e bash qata m’vranë…”, Bardhi rrëfen vështirësitë ekonomike në këngën e re
Kosova krah Izraelit, mesazh i fuqishëm për Brukselin: Serbia nuk mund të…