Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinë që nga fundi i muajit prill ka arritur të mbyll 22 lokale të cilat dyshohen për veprimtari të paligjshme si organizimi i skemave piramidale dhe bixhoz.
Si rezultat i këtyre aksioneve janë arrestuar 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.
Organet e rendit kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për këto veprimtari ndërsa janë verifikuar qindra persona.
Policia bënë të ditur se aksioni i fundit është realizuar mbrëmë (11.06.2025) në Podujeve ku është arrestuar një person ndërsa janë sekuestruar pesë aparate të lojërave të fati dhe është gjetur sasi e narkotikëve dhe një thikë.
Veprimtaria e lojërave të fatit është e ndaluar me ligj në Kosovë që nga viti 2019.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë