Policia e Kosovës ka njoftuar se aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, është mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të madh të ujit në rrugë.
Sipas njoftimit, mbyllja është bërë për arsye sigurie, si pasojë e reshjeve të shtuara dhe kushteve të vështirësuara atmosferike që kanë ndikuar në qarkullimin normal të automjeteve.
Të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.



Të tjera
Si ta përgatisni vetë një krem ushqyes për lëkurën e duarve?
Pas tensioneve me administratën Trump, Netanyahu kërkon që Izraeli të çlirohet nga varësia e huaj
Roberto Martinez e mbron sërish Ronaldon: Është më i miri për të krijuar hapësirën që i nevojitet Portugalisë